Është bërë tashmë “traditë” sa herë që një festë troket sidomos ato të fundvitit çmimet e produkteve të konsumit shtrenjtohen .Në tryezat e përgatitura për festimin e ndërrimit të viteve ushqimi që nuk mungon asnjëherë është padyshim mishi.Por si çdo produkt tjetër dhe ky i fundit është shtrenjtuar duke u bërë i paprekshëm nga konsumatorët.Në Gjirokastër çmimi i lartë “ka ndaluar” qytetarët të blejnë .Blerjet kanë rënë ndjeshëm kjo për shkak të pamundësisë ekonomike.
“Gjeli i detit është traditë për Vitin e Ri por nuk e blejmë dot .Me këto çmime të larta do blejmë e shumta ndonjë pulë”-thotë një qytetare.
“Në dyqanet e mishit nuk afrohesh dot ,ne jemi pensionistë ,mishin e marrim si dikur me grafikë .Gjendja është akoma më keq këtë vit dhe shpërblimi ishte më i ulët”-thotë një i moshuar.
Çmimet e mishit variojnë nga ai i derrit që e gjen e pakta me 6 mijë lekë për kg për të vazhduar me llojet e tjera si ai i kecit apo shelegut i cili shitej me 8 mijë lekë ndërsa gjatë ditëve të fundit ka shkuar mbi 10 mijë lekë .
Tregtarët e mishit ” shfrytëzojnë “ditët e festave duke rritur çmimet për të fituar diçka më shumë .E megjithatë ky vit për gjirokastritët do të jetë ndryshe ndërsa tryezat për fundvit do të jenë më të vakëta.