Gjirokastër, gjykata lë në burg 67-vjeçarin që vrau fqinjin

0
118

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Janaq Koleta, i cili akuzohet se vrau bashkëfshatarin e tij në Laboven e Zhapës pak ditë më parë.

67-vjeçari akuzohet se pas një sherri verbal, goditi me mjete të forta 60-vjeçarin Andrea Xhavarra duke e lënë atë të vdekur në vend.

Koleta njihej nga banorët e zonës si njeri problematik, pasi kishte patur zënka të tjera edhe mëparë.

Shkruaj nje koment