Gjirokastër/Godinat e braktisura kthehen në vendgrumbullim mbeturinash

0
149


Prej disa kohësh kudo në qytet ,godinat e braktisura nga pronarët janë kthyer në vendgrumbullim mbeturinash.
Qytetarët e Gjirokastrës ,një pjesë e tyre i kanë gjetur këto godina si një zgjidhje alternative të koshave të mbeturinave në mungesë të tyre.
Më problematike gjendja paraqitet në lagjet e sipërme të qytetit të gurtë ,për shkak të godinave të shumta që ndodhen aty të braktisura ndër vite ,ku askush nuk interesohet për to.


“Kosha ka disa metra më poshtë por shikojmë komshinjtë që i hedhin aty ,nuk ke çfarë u thua ,secili bën si të dojë”-thotë një qytetar.


“Këto godina janë të braktisura ,kanë vite disave u dihet pronari disave jo.Është papërgjegjshmëri mendoj unë e njerëzve që shkojnë e i depozitojnë aty ,i ndotin.Po faj kanë dhe institucionet pse i lejojnë ,apo të ndërhyjnë ti pastrojnë.Këto godina janë në qendër të qytetit.Mirë ne që jemi mësuar por edhe kur vijnë turistë përballen më këtë pamje aspak të mirë dhe që kundërmon erë”-shprehet një tjetër banorë.


Në çdo lagje të qytetit gjendet të paktën një godinë e braktisur e cila më shumë se godinë i ngjan një koshi gjigand i tejmbushur nga mbeturinat .Veç imazhit të shëmtuar që lë në sytë e vizitorëve ,kjo dukuri duhet ndaluar me të gjitha mënyrat pasi bëhet shkak edhe për përhapje infeksionesh të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here