Gjirokastër/ Golemi : Kemi lajme të mira do dekorojm qytetin për festa, do ngrem Luftëtarin

0
177

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës është mbledhur sot por online ku sipas asaj që citon vetë kryetari Flamur Golemi ka “lajme të mira” . Nëpërmjet një statusi në Facebook Golemi ka listuar disa prej tyre ku bie në sy krijimi i fondacionit i cili synon të ngrejë ekipin e Luftëtarit pasi e fundosën vetë. Ajo që padyshim mund të quhet qershia mbi tortë është dekori për festat e fundvitit që gjirokastritët në këtë kohë krize ekonomike dhe pandemie sipas kryebashkiakut mezi po presin xhingla-minglat në qytet prandaj puna duhet të nisë menjëherë . Golemi me një ironi të dalë boje ka hedhur poshtë lajmin e publikuar se bashkia sot është mbyllur pjesërisht për shkak të Covid 19 dhe të infektuarve të shumtë duke e cilësuar shpifje . Por pavarësisht fjalëve të tij , shifrat e të infektuarve, të deklaruara edhe nga Ministria e Shëndetësisë janë alarmante, qyteti zien nga Covidi ndërsa masat për të parandaluar dhe mbrojtur jetën e qytetarëve mungojnë .

Statusi si mëposhtë:

“Lajme të mira nga mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak Gjirokastër.
Miratuam shpërblimin financiar për 47 nxënës ekselentë në gjimnazet dhe shkollat 9-vjeçare, shumë që varion nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja.
Zgjidhëm kontratën e qerasë dhe stadiumi i qytetit sot e tutje do të administrohet nga Bashkia Gjirokastër.
Miratuam krijimin e Fondacionit “Akademia e Futbollit Luftëtari”, që do të ringrejë ekipin, të cilin për fat të keq e rrënuan ata që krijuan malin me borxhe dhe që ne i kemi çuar përpara drejtësisë për të dhënë llogari.
Miratuam bashkëfinancimin me TID Gjirokastra për të nisur menjëherë dekorin për festat e fundvitit.
Ata që thonë se bashkia është mbyllur për shkak të Covid, thjesht mos i merrni seriozisht. S’kanë punë tjetër veçse të shajnë e shpifin nga frëngjitë e Facebook “-përfundon Golemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here