Gjirokaster/ Hajdutet bejne kerdine ne fshatin Qestorat, policia hesht

0
178

Prej 4 vitesh banoret ne fshati Qestorat te Bashkise Gjirokaster po perballen me grabitjet e njepasnjeshme te banesave te tyre. Ne fshatin me 20 familje kjo situate i ka indinjuar aq sa ata jane te gatshem te shkojne ne vetgjyqesi ne momentin qe do te kapin autorin qe po u plaçkit pronen. Ndonese banoret i jane drejtuar disa here drejtorise vendore te policise Gjirokaster per 4 vite me radhe asnjehere autori i vjedhjeve nuk eshte gjetur ndersa ai vazhdon te beje kerdine ne fshat. Se fundmi ka patur serish kater vjedhje ku banoret jashte kamerave hedhin akuza per nje person te fshatit por per shkak te lidhjeve te tij familjare me drejtues te lart policor ky organ hesht duke pritur te ndodhe ndonje tragjedi qe te veproje.
Fshatrat e jugut jane pothuajse te boshatisur , ata qe i popullojne jane vetem te moshuar , te rinjte kane ikur ne emigrim , te gjendur ne keto kushte grabitjet ne keto zona jane me te shpeshta duke u shfrytezuar situata nga keqberesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here