Gjirokastër/Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve që ranë për lirinë e atdheut

0
148

Janë mbajtur sot në Varrezat e Dëshmorëve në Gjirokastër ,homazhet me rastin e 29 Nëntorit që përkon me 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj, kryetari i bashkisë Flamur Golemi, kryetarja e Këshillit të qarkut Lindita Rova, kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve Hodo Liço si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore në nivel vendor.
Gjatë ceremonisë formale u vendosën kurora me lule për të përkujtuar të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit .
29 Nëntori është një ditë e rëndësishme për kombin shqiptar i cili në këto momente vuan dhe ndan së bashku dhimbjen e të prekurve nga tërmeti apokaliptik që përfshiu vendin ditë mëparë ku fatkeqësisht pasojat që ai la janë të papërfillshme.

Shkruaj nje koment