Gjirokastër/ Humbi jetën pak pasi lindi, çfarë ndodhi me 20 vjeçaren ?

0
134

Një 20 vjeçare ka ndërruar jetë pak momente pasi ka lindur fëmijën në maternitetin “Dhimitër Çuçi” në Gjirokastër. E reja Klea Muxhaj me origjinë nga Saranda jetonte me bashkëshortin në fshatin Zhulat të Gjirokastrës. Sipas asaj që deklarojnë të afërmit , 20 vjeçarja u transportua me urgjencë në Gjirokastër për shkak të dhimbjeve të lindjes. Pozicioni i fëmijës ka detyruar mjekët për ndërhyrje çezariane , e cila ka zgjatur gati 40 minuta. E reja u bë nënë e një djali me peshë 2,5 kg dhe të dy u konfirmuan në gjendje të mirë. Por gjithçka do ndryshonte pak orë më vonë.

Ka qenë ora 3 e mëngjesit të sotëm kur 20 vjeçarja ka pas komplikacioneve në frymëmarrje . Për këtë vajza është dërguar në reanimacion. Ende nuk dihet shkaku i përkeqësimit të shëndetit të vajzës që e çoi drejt vdekjes , çka pritet të përcaktohet nga autopsia.

Familjarët e indinjuar akuzojnë mjekët e spitalit për mjekim të pakujdesshëm ndaj së resë. Ata pohojnë se gjendja e vajzës ishte e mirë , ajo çka ka ndodhur disa orë më vonë është e dyshimtë.

“Jemi të tronditur, vajza ishte mirë .Mjekët u vonuan në mjekim , e lanë pas dore. I morën jetën. Vajza nuk kishte asnjë shqetësim. Mjekët nuk shpjegohen , nuk japin sqarim çfarë ndodhi me vajzën??”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here