Gjirokastër /I jepet “Çelësi i qytetit” aktorit të famshëm Gérard Depardieu

0
195

Gjatë mbrëmjes së sotme kryetari i bashkisë Gjirokastër i ka dhuruar aktorit të famshëm francez Gérard Depardieu “Çelësin e qytetit” . Aktori ndodhet në Gjirokastër në kuadër të xhirimeve për një film të regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati. Prania e tij në qytet për herë të parë ka një rëndësi të madhe për Gjirokastrën. Gjatë ditës së sotme aktori francez ka patur mundësin të njihet më nga afër me qytetin e gurtë teksa ka shëtitur për rreth dy orë në pazarin karakteristik.Vetë aktori nuk ka patur dëshirë të prononcohet për mediat lokale por ka thënë se ndihet i vlerësuar për interesin që kanë patur ,njëherazi ai ka shprehur edhe vlerësimin e tij për mikpritjen në këtë qytet .Sapo të mbarojnë xhirimet e skenave në qytetin e Gjirokastrës, sipas burimeve të afërta aktori do të jetë i pranishëm sërish në jug të vendit duke vizituar dhe xhirruar njëkohësisht një tjetër zonë historike .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here