Gjirokastër/ I moshuari i paushqyer prej ditësh bie pa ndjenja në rrugë/ Kalimtarët hezitojnë ti japin ndihmën e parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër në lagjen 18 shtatori. Aty ku prej kohësh është kthyer në një vendqëndrim të personave që lypin për bukën e gojës. Aty ku çdo ditë një nënë apo një bab del e shtrin dorën për të çuar në darkë ushqim për fëmijët por edhe të tjerë që nuk u ka mbetur më asgjë veç ca leckave hedhur në trup. Të përbuzur nga shteti , nga institucionet që ua përplasin derën në fytyrë, nga zonjushat e partisë që i përcjellin pasi nuk u marrin dot erë , u vjen ndot nga ” pisllëku i tyre i dhimbjes” , i pamundësisë por harrojnë se “pisllëku” i një lypësi lahet , ikën pastrohet po ” pisllëku ” ku ato kanë rënë a ka ujë që e lan ?

I tillë është dhe ky rast që @jugunews.net sjell në videon e mëposhtme , në mes të ditës në bulevardin 18 shtatori , një i moshuar dergjej prej orësh në trotuar pa ndjenja . Ka qenë një i ri ai i cili ka thërritur për ndihmë tek sa ka telefonuar ambulancën për të shpëtuar të moshuarin. #jugunews.net ka siguruar pamjet e transportimit të të moshuarit drejt spitalit rajonal Omer Nishani ndërsa shkak i gjendjes së të fikëtit ka qenë mos ushqyerja prej ditësh.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment