Gjirokastër/Infrastruktura rrugore, një nga problemet më shqetësuese për qytetarët

0
268

Infrastruktura rrugore mbetet një nga problemet më shqetësuese për banorët e qytetit të Gjirokastrës. Sipas një vëzhgimi të @ jugunews.net , rrugët e qytetit të gurtë kanë përfunduar në një gjendje tepër të keqe e që po degradojnë nga dita në ditë për shkak të mos ndërhyrjes për mirëmbajtjen e tyre.
Veç pjesës muzeale e cila përjetoi një masakër pak kohë më parë , me kuptimin e plotë të fjalës , ku i ” shqepën” dhe i qepën kalldrëmin , zemrën e Pazarit që identifikon Gjirokastrën dhe pas shumë propagande sërish rezultoi me probleme, edhe në pjesë të tjera të qytetit problemi i infrastrukturës rrugore është shqetësues.
Ndalemi tek zinxhiri i lagjeve si Granicë, Kodra e Shtufit, Gërhot vetëm 10 minuta larg qendrës së qytetit , ku rrugët janë pothuajse në gjithë pjesën e tyre të amortizuara , ndërsa për sa i përket rrugëve dytësore në këto lagje janë ende të pashtruara, me gure ,inerte, ku vetë banorët mundohen herë pas herë të bëjnë nivelimin e rrugëve të cilat prishen nga kushtet atmosferike dhe sërish përfundojnë më keq. Nga ana tjetër ka mungesë të kanalizimeve , ku ujërat e zeza bashkohen me të bardhat dhe vërshojnë kudo.


Kjo është vetëm një pjesë që dëshmon këtë problem por krahas këtij zinxhiri lagjesh , zonash të banuara nga një numër i konsiderueshëm familjesh , rrugë me gropa dhe të pasfaltuara , gjejmë dhe në qendër të sheshit “18 Shtatori” .Disa metra larg së cilit ndodhet “Tregu i Fruta Perimeve “, ku gropat janë po të pranishme .

Probleme me infrastrukturën rrugore hasim dhe në Lagjet e tjera si “Katrori”, “11 Janari”, ” Zinxhira” , “Manalat” e “Dunavat “. Ku ” rruga ” ka mbetur thjesht si term .

Situata e rrugëve të degraduara nuk ndalet me kaq por prek dhe një nga pikat turistike siç është Parku i Viroit.Zona përreth vuan mungesën e investimeve , prej vitesh e lënë në harresë totale. Ndonëse kjo e fundit ka dhe fatin të jetë quajtur turistike por kur turistët vijnë duhen të jenë të ” stërvitur” për terren të vështirë .Ndërsa vetë banorët detyrohen të shkojnë me këmbë në shtëpitë e tyre pasi automjetet e kanë të pamundur ta përshkojnë këtë rrugë çdo ditë pa u amortizuar.




Situata përkeqësohet akoma edhe më , gjatë ditëve me kohë të keqe , ku rreshjet e shiut krijojnë pellgje gjigande , çka u vështirson më shumë lëvizjen banorëve. Ndihmuar dhe nga mungesa e ndriçimit publik që është problem më vete.

“Jemi si mos më keq , pa rrugë e pa drita.Taksat i paguajmë por shërbimet mungojnë. Gjirokastra e tillë është gjithandej , me këmbë e kemi të vështirë të lëvizim , të shkojmë në shtëpi sidomos gjatë natës apo ditëve me mot të keq, me automjet duhet të blejmë goma çdo dy javë , nuk investohet. GJirokastra lë për të dëshiruar!”-thotë një qytetare.

“Rrugët janë të dëmtuara ,kudo nga të shkosh , çdo lagje ka mangësi disa të theksuar e disa më pak.Gjirokastra nuk është vetëm Pazari, se vetëm Pazarin përmendin, Gjirokastra është kudo veri, jug ,lindje ,perëndim.Të shkosh me kafshë në banesa e tillë ka arritur puna .Asnjë investim nuk është bërë dhe nuk bëhet.Thuhet shumë ,merren taksat dhe populli, ne jemi prap njëlloj e mbase edhe më keq me kalimin e viteve”-shprehet një tjetër qytetar .
Nga ana tjetër , sipas përfaqësuesve të pushtetit lokal , synohen disa investime në infrastrukturën rrugore përgjatë vitit 2020 por derisa kjo të ndodhë , qytetarët do të vazhdojnë të vuajnë çdo ditë ” gangrenën” që buron prej kësaj të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here