GJIROKASTER/Ja si do të jetë moti për ditët në vazhdim

0
505

Nga sot ndryshojnë temperaturat.

Një valë e ajrit të ngrohtë nga Mesdheu tashmë ka filluar të depërtojë edhe mbi rajonin tone.  Pritet të kemi mot kryesisht të vranët me reshje lokale shiu.

Krahasuar me ditë më parë, temperaturat do të shënojnë ngritje të dukshme, ato do të sillën në mes 0 e 4 gradë Celsius.

Kjo e shtunë pritet të ketë më pak vranësira dhe ngritje të temperaturave të cilat do të lëvizin në mes 1 e 7 gradë Celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës, por edhe gati gjatë tërë javës së ardhshme pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat kohë pas kohe mund të sjellin edhe reshje shiu.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin në mes 0 e 5 gradë Celsius, kurse maksimalja ditore do sillet rreth 12 gradë Celsius. Gjatë javës temperaturat maksimale parashikohet të shkojnë deri në 17 gradë celcius.

Lindja e diellit:                 06:09

Perendimi i diellit:          17:27

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here