GJIROKASTER/A ka bashkia një plan pyllëzimi dhe gjelbërimi në territorin e saj?

0
197

Rrëshqitjet masive të tokës në tre lagje të qytetit të Gjirokastrës nxorrën në pah një ndër problematikat më shqetësuese për një qytet si Gjirokastra: atë të shpyllëzimit. Mungesa e gjelbërimit në qytetin e cilësuar të gurtë ka qenë një fenomen përherë në rritje përgjatë dy dekadave të fundit.

Hapësirat e gjelbërta janë zëvendësuar nga ndërtimet e pallateve shumëkatëshe. Lulishtet e dikurshme tashmë janë joekzistente në qytet. Fushatat e ndërmarra nga pushteti lokal ndër vite për mbjellje pemësh kanë qenë të pakta, për të mos thënë të papërfillshme dhe pa ndikim në ndërtimin e kurorës së gjelbërt të qytetit.

Sipas ekspertëve të gjeologjisë shpyllëzimi ka qenë edhe një ndër faktorët ndikues të rrëshëqitjes masive të dheut në lagjen “Kodra e shtufit” ku katet e para të një pallati u përmbytën nga balta. Gjeologët ngritën zërin për pyllëzimin e menjëhershëm të kësaj zone dhe të zonave të tjera të rrezikuara. I njëjti fenomen shpyllëzimi dhe rrëshqitjeje e tokës ishte I pranishwm edhe në dy lagje të tjera të qytetit si lagjja “Punëtore” dhe ajo “Cfakë”.

Pas rrezikut real që I paraqitet qytetit, banorët e saj duket se janë ndërgjegjësuar duke ndërmarrë fushata mbjelljeje pemësh si ajo e banorëve të Lazaratit pak ditë më parë apo e ish-maturantëve të dikurshëm që mbollën sot rreth 200 fidanë të rinj.

Por sa të mjaftueshme janë inisiativa të tilla personale për të ndryshuar situatën alarmante që paraqet mungesa e gjelbërimit dhe pyllëzimit në Gjirokastër?

A ka bashkia e qytetit një plan pyllëzimi dhe gjelbërimi në territorin e saj?

Ndonëse ka përkrahur inisiativat e komunitetit gjirokastrit dhe ka bërë thirrje për të mbjellë sa më shumë pemë, cila është strategjia që vetë bashkia do të ndërmarrë për t’i rikthyer Gjirokastrës gjelbërimin e munguar prej dekadash dhe që sot më shumë se kurrë, e ka të nevojshme zbatimin e një strategjie pyllëzimi?

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here