Gjirokastër/ Kandidati për deputet i PD Roland Bejko uron të gjithë besimtarët : Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit!

Kandidati për deputet i PD në Qarkun e Gjirokastrës z. Roland Bejko ka qenë sot i pranishëm në Teqen e Zallit në Gjirokastër nga ku u ka uruar të gjithë besimtarëve Bektashinjë festën e Sulltan Nevruzit.
Urimi i z.Roland Bejko
” Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit , një ditë e bekuar për të gjithë besimtarët bektashinjë , e cila përkon edhe me ditëlindjen e Imam Aliut. Një festë që simbolizon ardhjen e pranverës, çeljen e një jete të re, një momenti të rëndësishëm në jetën e tyre sidomos në këtë situatë të vështirë që po kalon gjithë bota dhe Shqipëria për shkak të pandemisë Covid 19 . Jam i bindur që kjo ditë do ti bëjë qytetarët shqiptarët të gjejnë forcën dhe me besimin në zot të përballojnë këtë situatë të vështirë. Ju uroj të gjithëve gëzime të kenë në jetë , në familjet e tyre , shpresë dhe besim tek zoti dhe në vlerat më të mira njerëzore!”
Sulltan Nevruzi, ose siç njihet ndryshe Viti i Ri Persian, në Shqipëri festohet më 22 Mars. Novruz, në gjuhën perse do të thotë “ditë e re” dhe është festuar për më shumë se 3000 vite.
Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror. Në kalendarin iranian sot është dita e parë e vitit që daton gjithashtu me ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Kjo ditë e rëndësishme simbolizon lindjen e shpresës dhe ringjalljen për njerëzimin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment