Gjirokaster, kapen me droge, arrestohen dy persona

0
145

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 22 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva.


Po nga këto struktura u referuan materialet në Pokurori për shtetasin H. Ç., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here