Gjirokastër/ Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për trafik klandestinësh

0
249

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjishme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, si dhe i veprimeve operacionale të koordinuara me specialistët e Policisë Kufitare të PKK Rinas, u kap në PKK Rinas, shtetasi i shpallur në kërkim L. Gj., 29 vjeç, banues në Dibër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi më datë 17.05.2023, dyshohet se ka bashkëpunuar më 3 shtetas të tjerë, për të transportuar 4 emigrantë nga Banglandeshi, që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment