Gjirokastër/ Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”

0
223

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. K., 25 vjeç, banues në fshatin Ilirias, Memaliaj.

Ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë në funksion të ekzekutimit të urdhrit të ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër ndaj këtij shtetasi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. K. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here