Gjirokastër/ Këshilli i Qarkut ,fond për shkollën “Së Bashku” prej 4 milionë lekësh të rinj

0
140

Këshilli i Qarkut nëpërmjet një fondi prej 4 milionë lekësh të rinj do të rikonstruktoj shkollën fillore ” Së Bashku ” në lagjen Zinxhirra në Gjirokastër .Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetarja e qarkut Lindita Rova.
” Pas gjendjes në të cilën ndodhet kjo shkollë, një fond prej 4 milionë lekësh të rinj do të vihet në dispozicion për rikonstruksionin e kësaj shkolle.Kryesisht për pjesën e çatisë dhe elemente të tjera .”
Shkolla “Së Bashku” është një nga shkollat më problematike të qarkut Gjirokastër për sa i përket infrastrukturës. Çati prej llamarine , mure të zaptuara nga lagështia e myku, porta pa dyer, e mungesë të bazës materiale didaktike, janë ato që ofroheshin në shkollën fillore “Së bashku” .

Kjo shkollë frekuentohet kryesisht nga nxënës të komunitetit Rom dhe atij Egjyptian.Aktualisht 80 nxënësit e kësaj shkolle janë zhvendosur drejt Qendrës Komunitare në lagjen Zinxhira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here