Gjirokaster/ Konfliktohen fizikisht , lendohen 4 persona

Katër persona janë përfshirë një një konflikt fizik pasditen e djeshme në Gjirokastër dhe kanë mbetur të dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Të katërt janë proceduar nga policia.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasve: H. P., 47 vjeç, V. P., 38 vjeç (vëllezër), Gj. B., 31 vjeç dhe P. B., 33 vjeç, të gjithë banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Pasditen e djeshme, në Gjirokastër, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Komisariatit, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment