Gjirokastër/Kryetari i FRESSH vendoset administrator i qytetit


Pas paralajmërimeve të kryebashkiakut të Gjirokastrës për ristrukturimin e admnistratës ka ardhur dhe lëvizja e rradhës. Flamur Golemi ka vendosur në postin e administratorit të qytetit, një post që është risi pasi ka ekzistuar vetëm në fshatra deri më tani, të riun Anest Bashari. I njohur për bindjet e tij të deklaruara, “i flakti i PS-së” ka gëzuar së fundmi këtë post nga kryetari i bashkisë. Bashari është aktualisht edhe kryetar i forumit rinor të PS-së. Ai ka përfunduar studimet e larta për ekonomik ndërsa për disa vite ka punuar në administratë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment