GJIROKASTER/Kujdes nga biçikleta,një i aksidentuar në gjendje të rëndë

0
121

Një 42 vjeçar nga Gjirokastra ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Omer Nishani” pas aksidentit të shkaktuar nga një 16 vjeçar që ngiste një biçikletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e fundit të shkurtit, datë 28, në lagjen “Blloku I furrave” ku I mituri me inicialet A.M, nga pakujdesia ka aksidentuar shtetasin F.M.

Pas ndalimit nga uniformat blu, materialet në ngarkim të të miturit që procedohet në gjendje të lire, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Mbi të rëndon akuza e “Plagosjes së rëndë nga pakujdesia” që përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer në një vit.

Shkruaj nje koment