Gjirokastër/ Kur sytë tregojnë dramën që luhet në shpirt/ Apeli për ndihmë i çiftit të të moshuarve

0
270

Kjo eshte historia fatkeqe e çiftit te te moshuarve Vangjel e Paquze Manaj ne lagjen Palorto te Gjirokastres.
Prej vitesh burre e grua perballen me varferine ekstreme qe i ka mbire ne shtepine , qe vetem e tille nuk mund te quhet.

Me sende te dhuruara nga komshinjte dhe te njohur por akoma me keq , varferia ekstreme ka detyruar 68 vjeçarin te kerkoj ushqim sa andej ketej ne lagjet , dyqanet e Gjirokastres dhr kudo gjetke.


Pensioniste por pensionin e kane kaluar njeri duke u endur rrugeve per te siguruar kafshaten e dites , e tjetra dergjur n shtrat lidhur pas nje aparati oksigjeni qe i mundeson frymemarrjen dhe e mban ne jete .


Te dy pensionistet te cilet jetojne vetem kane probleme te shumta shendetesore , ku bashkeshortja e Vangjelit eshte ajo qe mban peshen me te rende . Prej disa vitesh ajo eshte lidhur pas shtratit dhe ketij aparati oksigjeni qe nuk e lejon te jetoje jeten si çdo bashkemoshatare e saj. Gjithashtu dhe Vangjeli vuan nga zemra e tensioni e ndersa ka bere disa operacione ai vazhdon te jete ne kembe per ti sherbyer gruas se tij. Me merakun se shtepia nuk po arrin me te qendroj ne kembe pasi e zonja e saj eshte ne shtrat ,Paquzeja ngrihet shume pak dhe per kete i nevojitet ndihma e dy apo tre personave pasi semundja i ka prekur kembet e saj qe siç shihet nga pamjet jane ne gjendje te rende .

Gruaja e moshuar vuan nga diabeti prej disa vitesh dhe disa semundje te tjera, e ndersa semundja sa vjen e po i rendohet , gjendja e saj veshtiresohet. Ajo çka e mundon te shoqin e saj eshte fakti se shume shpejt ilacet do te mbarojne ndersa per zonjen ato jane jetike askush nuk mund tua siguroj. Dergimi i te moshuares ne spital ne kete kohe Covidi eshte akoma edhe me i veshtire ku sipas asaj çka rrefen bashkeshorti , stafi i punonjesve te spitalit Omer Nishani kane neglizhuar marrjen e te moshuares prane ambjenteve te tyre pasi rrezikon.

Veç kesaj pensioni te cilin marrin te dy te moshuarit shkon vetem per ilaçe ndersa e kane te pamundur te paguajne energjine elektrike te cilen e kane te nevojshme ne cdo kohe per shkak te aparatit me oksigjen qe i jep jete te moshuares .

Pavaresisht rendesise Manaj tregon per jugunews.net edhe problemet qe ka patur me zyren e OSHEEs per shkak te pagesave dhe nderprerjeve te energjise elektrike. Transporti i te moshuares gjendja, mizerable e shtepise, mungesa e parave per ilaçe, ushqim dhe çdo gje tjeter qe i nevojitet nje te semure e kane detyruar te moshuarin ti kerkoje ndihme bashkise se Gjirokastres.


Sipas Manajt kryebashkiaku aktual ka shkuar ne banesen e tij dhe i ka premtuar se do e ndihmoje, ndersa punonjesit e ndihmes sociale kane shkuar gjithashtu ne banese ku kane gjetur aty nje televizor te dhuruar nga nje zoteri dhe per kete ai eshte penalizuar per te perfituar ndihme ekonomike. Vetem gjate muajve te karantines ne shtepine e te moshuarve kane shkuar dy here grupet e patronazhit me nje qeske me ushqime ndonese per ta e rendesishme eshte pajisja dhe ilaçet .


Shume premtime me jane bere thote Vangjeli nga bashkia e Gjirokastres por deri me tani asnje ndihme konkrete.Ndersa ditet ikin Manaj apelon per ndihme nga çdokush qe i gjendet prane ne keto dite te veshtira , ku çeshtja eshte per jete a vdekje .Ne kete moshe ku ai dhe zonja e tij duhet te shijonin vitet e brishta te pleqerise , vuajne ne skamje dhe luftojne cdo dite me semundje , pa i trokitur dikush ne dere, pa nje vakt buke dhe me nje shtepi qe uleret dhimbjen qe fshihet pas fjaleve te bukura te nje premtimi qe nuk u mbajt kurre.

Meposhte apeli per ndihme i te moshuarve:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here