Gjirokastër/ Lufta kundër kultivimit të kanabisit, ja detyrat për task-forcën vendore

Prefekti i qarkut Gjirokastёr Astrit Aliaj, nё kuadёr tё luftёs kundёr kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka mbledhur sot task forcën vendore. Nё kёtё takim ishin tё pranishёm kryetarёt e bashkive tё qarkut, kryetarja e Kёshillit tё qarkut, drejtues i Prokurorisё sё Rrethit Gjyqёsor Gjirokastёr, drejtor i Shёrbimit Informativ Shtetёror, drejtor i Drejtorisё Vendore tё Policisё dhe drejtues tё instituconeve anёtare tё kёsaj Task-Force.
Gjatё kёtij takimi u pasqyrua analiza e veprimtarisё tё institucioneve tё ngarkuara dhe masat e ndёrmarra nё zbatim tё planit tё veprimit “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit për vitin 2020”.
Nё fjalёn e tij, Prefekti i qarkut theksoi se dhe pse ndodhemi nё situatёn e krijuar nga pandemia globale Covid-19, duhet tё vijojё angazhimi nё luftёn kundёr kultivimit dhe trafikimit tё kanabisit .
Për këtë Prefekti i Gjirokastrës ka kërkuar nga task-forca vendore kontroll efikas të territorit nëpërmjet angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave përgjegjëse në nivel vendor të qeverisjes.
Gjithashtu krijimin e hartave të sipërfaqeve të tokave, pyjeve dhe kullotave ku janё kultivuar ose mund të kultivohen bimë narkotike, angazhimi i strukturave përgjegjëse të bujqësisë, mjedisit, drejtorive rajonale ,të policisë si dhe dekurajimi i qytetarёve për mbjelljen e kanabisit nëpërmjet zbatimit të masave shtrёnguese ligjore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment