Gjirokastër/ Me sytë nga bujqësia dhe blegtoria për të siguruar jetesën

0
224

Prej disa kohësh banorët e Gjirokastrës i kanë kthyer sytë nga bujqësia si një mënyrë për të përballuar jetesën.Shqipëria ka lidhje të hershme me kultivimin e bimëve, frutave dhe perimeve.
Kjo mbase falë klimës dhe territorit të favorshëm, që Shqipëria është vlerësuar nga shumë ekspertë. Por pavarësisht kësaj emigracioni masiv i të rinjve detyron të moshuarit të merren me tokën ,prodhimet por njëkohësisht dhe me blegtorinë.Të shumta janë familjet në qytet që shfrytëzojnë hapësirën e gjelbërt për të kullotur bagëtitë.Shpeshherë kjo ka sjellë edhe shqetësimin e banorëve të tjerë për shkak të mënyrës së mbajtjes së tyre pranë zonave të banuara , gjë e cila po shtohet dita ditës. Por pavarësisht kësaj bujqësia dhe blegtoria është mënyra e vetme për të mbajtur frymën gjallë.


Kam 20 dele dhe një lopë.I mbaj sepse nuk kam mundësi të tjera ekonomike.Fëmijët i kam në emigrim por kanë problemet e tyre sa para do na dërgojnë”-thotë një banor.


Kafshët i mbaj për të përballuar jetesën.Vetë jam pensionist nuk më del pensioni për gjithçka i duhet shtëpisë.Merrem me bujqësi nxjerrim disa prodhime sa për të mos blerë në treg të harxhojmë shumë para.Ato që marr nga pensioni bashkë me gruan i mbajmë për drita ujë e ilaçe.Nga të mbjellat marrim herë ndonjë frut herë ndonjë perime ,kështu e shtyjmë.Mbaj pula dhe disa keca .Veçse për të ngrënë i mbaj dhe për të shtyrë kohën se fëmijët i kam larg”-shprehet një tjetër banor.


Pamundësia për të gjetur një tjetër mënyrë për të siguruar disa të ardhura i detyron këta të moshuar që ndonëse në këtë moshë të vazhdojnë të punojnë.Edhe pse puna në bujqësi e blegtori është e vështirë ata vazhdojnë të sfidojnë moshën dhe vitet për të mos iu bërë barrë fëmijëve siç vetë ata thonë ,të cilët janë në emigrim.Janë të shumta familjet në Gjirokastër që kanë zgjedhur këtë formë jetese pasi nuk kanë zgjedhje tjetër me ato pak mundësira që të ofron qyteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here