Gjirokastër/Monumentet kulturore në rrezik , mungojnë investimet

0
268

Manastiri i Spillesë, ndodhet vetëm 2 km larg parkut antik të Antigonesë në fshatin Saraqinisht në Gjirokastër. Por nga i gjithë Manastiri ka mbetur vetëm kisha e cila daton prej shek të XVI , një objekt 400 vjecar .Manastiri ndodhet në një shpatë të Malit të Lunxherisë, një zonë gati -gati e rrezikshme por tepër e veçantë për sa i përket historisë . Aty ndodhen dhe disa shpella çka e bëjnë më interesante për ta vizituar këtë monument kulture të trashëguar ndër breza.
Afër Manastirit ndodhen gjithashtu dy kisha: Kisha e Shën Mërisë, që është e dekoruar me afreske murale e motive biblike si dhe
Kisha e Shën Kollit, në faqen shkëmbore të një shpellë, në lartësinë rreth 30 metra. Kjo shpellë sipas gojëdhënave të vendasve ka shërbyer si vendflijim i eremitëve.
E megjithëse mbartin histori , ato i kanë rezistuar kohës dhe janë përcjellë deri më tani tek brezat tanë por ajo që shihet me dyshim është vazhdimësia e tyre në vitet që do pasojnë.Monumente të tilla në Gjirokastër ka plot por fatkeqësisht të braktisura nga pushteti për të ndërhyrë në rikonstruksionin e tyre duke rrezikuar kështu humbjen e tyre, si një pjesë të trashëgimisë që na kanë lënë të parët.Veç infrastrukturës që shihet qartë si muret janë gati të rrëzohen , dyert e vjetra etj , shqetësuese mbetet edhe rruga që duhet të bësh për të shkuar deri aty. Pasi është në gjendje shumë të keqe njëherazi për turistët është një tjetër problem pasi mungojnë tabelat informuese.
Gjirokastra synon të zhvillojë turizmin , si një nga sektorët më fitimprurës për shkak të potencialeve të jashtëzakonshme që ka por për të arritur këtë i nevojiten shumë investime të cilat ende nuk po marrin jetë duke kërcënuar seriozisht vlerat e çmuara autentike shqiptare deri në zhdukjen e tyre.

Shkruaj nje koment