Gjirokaster/Moren peng 34 vjecarin ne pranga 3 persona

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalaja”, duke arrestuar tre persona pasi morën peng nën kërcënimin e armës një 34-vjeçar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit ‘Kalaja’, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri–tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj., duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë. Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisië dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sattiva, një mjet mprehës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment