Gjirokastër/ Morën peng të riun dhe e dhunuan, lihen në burg tre të arrestuarit

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg  tre personat që morën peng 34-vjeçarin Julian Gjonçaj dhe ka lënë në arrest shtëpie një 14-vjeçar që rezulton të jetë djali i Denisa Karagjozit, njëra prej pengmarrësve.

Pas 40 minutash paraqitje të argumenteve nga ana e prokurorit, avokatët e të tre të pandehurve, kërkuan masë të lehtë për të tre klientët e tyre e sidomos për Denisa Karagjozin e cila është nënë.

Mirëpo veprimet e kryera nga të tre të pandehurit, kanë qenë të faktuara dhe me prova të pakundërshtueshme çka detyroi gjykatësen Blerta Çibuku të japë vendimin “Arrest në burg” pa afat.

Myrteza Domi, Denisa Karagjozi dhe Enea Taho u arrestuan tre dite me parë gjatë operacionit “Kalaja” pasi morën peng për disa orë dhe e mbajtën nën kërcënimin e armës 34-vjeçarin Gjonçaj në shtëpinë e 35-vjeçares së arrestuar.

Gjonçaj, njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe autorët e pengmarrjes ishin pikërisht shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje.

Gajtë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë).

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment