Gjirokastër/ “Mos ma prek Zhulatin!”/ Banorët në protestë për hidrocentralin

0
110

“Mos ma prek Zhulatin!”
Kjo ka qenë motoja e protestës së djeshme organizuar nga banorët e fshatit Zhulat në Njësinë Admnistrative Cepo në Gjirokastër . E gjitha kjo ka ardhur si rrjedhojë e një projekti nga qeveria shqiptare që synon ngritjen e një hidrocentrali , ndonëse ky fshat nuk shquhet për pasuri të shumtë ujore e megjithatë kjo nuk e kursen qeverinë t’ua marr ujin banorëve për ta vënë në funksion të prodhimit të energjisë elektrike sigurisht dhe për interesat e saj. Prej disa kohësh fshati Zhulat bën pjesë në projektin e 100 fshatrave që synon nga ministria përkatëse nxitjen e turizmit në këto zona por ndryshe nga fjalët propagandistike të rilindjes , në realitet këto fshatra si rasti në fjalë , po rrezikon të humbasë edhe ato pak pasuri që i kanë mbetur. Për banorët nëse qeveria nuk heq dorë nga ky projekt , protestat do të përshkallëzohen pasi siç vetë ata shprehen kjo është një masakër e mirëfilltë ndaj natyrës dhe nuk do ta lejojnë.

“Nuk e prekin dot Zhulatin , qeveria nuk duhet tiu jap leje firmës , nuk ka hidrocentral këtu në asnjë mënyrë!”-shprehet një banor.

“Ne këtë ujë që kemi e përdorim për veten tonë ,për tokat për ato pak që kemi mbjellë këtu me të cilat jetojmë.Qeveria bën projektin fshehurazi nga banorët ,nga ne dhe i jep të drejtë firmës të bëjë çfarë të dojë pa menduar aspak çfarë do bëhet me ne. I kemi zgjedhur ne por qeveria ia merr atë pak që i ka mbetur këtij populli të thjeshtë dhe ia jep oligarkëve “- thotë një banor tjetër.

Shkruaj nje koment