Gjirokastër/ Rreshjet e shiut, shkëputet energjia elektrike në disa fshatra

Rreshjet e shiut të mesditës së sotme kanë sjellë probleme me energjinë elektrike në disa fshatra në Gjirokastër.
Sipas komunikimeve me banorë të fshatrave të Dropullit dhe Lazaratit ka patur shkëputje të energjisë elektrike me intervale të ndryshme kohore.
Moti i keq gjithmonë shoqërohet me këtë problematikë në qarkun e Gjirokastrës megjithëse gjatë ditës së sotme nuk ka patur reshje të shumta por kanë mjaftuar për të risjellë këtë problem . Ndërsa së fundmi në krye të OSHEE Gjirokastër është emëruar drejtori i ri, inxhinieri Bledar Ceri i cili zëvendësoi Dasho Qelin pasi ky i fundit dha dorëheqjen pak ditë mëparë .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment