Moti i keq i oreve te fundit ka sjelle serish probleme ne njesine admnistrative Lazarat ku perroi i Sopotit per shkak te prurjeve te shumta ka dale nga shtrati ndersa si pasoje banoret e lagjes Lenxat kane hasur veshtiresi ne levizje.
Punonjesit e sherbimeve publike kane shkuar per te normalizuar situaten dhe bere te kalueshme rrugen qe lidh dy lagje ne kete fshat.
Nga ana tjeter banoret ne njesine admnistrative Cepo ne bashkine Gjirokaster kane disa ore pa energji elektrike . Kjo situate ndodh sa here qe reshjet e shiut jane me intensitet te larte ndersa ky problem disa vjecar nuk mer zgjidhje.