Gjirokastër/Mungesa e një terminali për mjetet e transportit publik, shqetësim për udhëtarët dhe shoferët

0
158

Prej vitesh mungesa e një terminali për mjetet e transportit publik në Gjirokastër është kthyer në shqetësim për njerëzit që udhëtojnë në drejtim të zonave të tjera të vendit por edhe për vetë shoferët .Mungesa e kushteve detyron udhëtarët të qëndrojnë në pritje në mes të shiut dhe të ftohtit të dimrit apo diellit përvëlues të verës.Shoferët dhe udhëtarët grumbullohen çdo ditë në vendin e quajtur ” Ura e Lumit” . Për të udhëtuar drejt vendeve të tjera njerëzve jo pak herë iu është rrezikuar dhe jeta pasi detyrohen të presin në rrugë për një autobuz furgon apo makinë rasti.Nga ana tjetër shoferët që ushtrojnë këtë profesion vuajnë mungesën e parkimeve të automjeteve të tyre dhe transportin normal të udhëtarëve drejt destinacioneve që duan.


Mungesa e një terminali bën që të sorollatemi rrugëve .Sidomos ne që vijmë nga fshati dhe kemi punë në qytet.Ndodhë shpesh që kthimin për në fshat e bëjmë me makina rasti pasi nuk ka dhe një orar të caktuar për furgonat.Herë gjejmë e herë jo.Rrimë presim shi borë diell”-thotë një udhëtar.


Është e domosdoshme ndërtimi i një terminali pasi dhe ne nuk orientohemi dot ,vajtëm vite me këtë situatë dhe nuk ka një zgjidhje.Fëmi apo të moshuar duhet të presin aty te rruga apo mes baltës e llucës për të shkuar diku.Problem e kanë dhe shoferët vetë pasi nuk dinë ku të qëndrojnë dhe humbasin edhe punën me të cilët mbajnë familjen”-shprehet një tjetër udhëtar.


Ndërtimi i një terminali në Gjirokastër do të ndihmonte jo vetëm banorët por edhe turistët që udhëtojnë në destinacione të ndryshme, brenda dhe jashtë Gjirokastrës pasi dhe këta të fundit nuk kanë mundësi të orientohen .


Pak ditë mëparë vetë kryetari i bashkisë Gjirokastër tha se po punohet për një plan konkret për ndërtimin e një terminali.Ndërsa bëhet me dije se deri më tani është bërë një mbledhje me shoferët e disa prej linjave të transportit të udhëtarëve për të gjetur një zgjidhje për sa i përket vendit ku do të ndërtohet ky terminal.Fillimisht bashkia e qytetit duhet të sigurojë një fond të posaçëm për të kryer një investim të tillë dhe së dyti të caktojë vendin e duhur ku do të ndërtohet çka deri më tani ka mbetur pezull.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here