Gjirokaster/ Ndalimi i tregtimit ne shkolla te produkteve ushqimore , shitesit: Absurd , po penalizohemi

0
278

Prej sot, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit në Shqipëri, do të ndalojnë reklamimin dhe tregtimin e disa prej llojeve të ushqimeve në ambientet e shkollave në të gjithë vendin. Referuar urdhërit të fundit, në shkolla do të ndalohet kategorikisht të shiten ëmbëlsira, ushqime të skuqura dhe ato me yndyrë të shtuar, si dhe pije freskuese me sheqer.

Është menduar që nëpërmjet këtij urdhëri të mund të luftohet kequshqyerja dhe mbrojtja e nxënësve të grupmoshës 6-15 vjeç, ushqime të cilat i dëmtojnë ata. Ndër të tjera synohet mbrojtja e të miturve nga përdorimi i alkoolit, pijeve energjike dhe ato të gazuara të cilat përmbajnë sheqer të tepruar. Por një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga shitësit pranë shkollave në Gjirokastër të cilët thonë se është një vendim absurd pasi fëmijët nuk do ti konsumojnë në shkollë por mund ti blejnë lehtësisht në marketet pranë lagjes ku jetojnë dhe për këtë është një vendim nul me kosto të larta vetëm për tregtarët që operojnë në këto mjedise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here