Gjirokastër/ Në 80 vjetorin e lindjes i jepet titulli ‘Nderi i Qarkut’ Sotiraq Paskalit

‘Mjeshtri i Madh ‘ Sotiraq Paskali ka festuar ditën e djeshme 80 vjetorin e lindjes . Në këtë ditë të shënuar për artistin e njohur gjirokastrit , i është dhënë nga Këshilli i Qarkut titulli ‘Nderi i Qarkut’ . Kjo në një ceremoni të organizuar nga bashkia e qytetit . Të pranishëm në ceremoni kanë qenë kryebashkiaku Flamur Golemi , kryetarja e Qarkut Lindita Rova , intelektualë, artistë, miq e familjarë të Paskalit. Kryebashkiaku Golemi u shpreh se “Sotiraqi është një figurë që e nderon Gjirokastrën, një vlerë e shtuar për të gjithë ne”.
Sotiraq Paskali është një nga intelektualët më të veçantë të qytetit të gurtë, me kontribut në krijimin e trupës së cirkut, artist, piktor, skulptor, shkrimtar e muzikant.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment