Gjirokastër/ Në bashkëjetesë me ujërat e zeza

0
141

Lagjia Kodra e Shtufit veç problemeve të shumta me infrastrukturën rrugore e ndriçimin publik ,në listën e shqetësimeve i shtohen edhe ujërat e zeza. Ato rrjedhin “qetësisht” në rrugën ku kalojnë përditë banorët e kësaj lagjeje.Duke iu kthyer këtyre të fundit në makth për erërat e pakëndshme apo vështirësi në kalimin në këtë ” rrugë” që më shumë i ngjan ” një shteg dhish” se sa rrugë për një qytet ” të zhvilluar” .Veç kësaj ujërat e zeza janë një burim i sigurtë infeksioni i cili mund të përhapet lehtësisht edhe nëpërmjet insekteve ,mos ndërhyrja në kanalizime po e degradon situatën . Mungesa e investimeve në këtë zonë të qytetit është prej vitesh .Bashkia e qytetit së bashku me institicionet përgjegjëse duhet dhe kanë për detyrë ndërhyrjen e menjëhershme në këtë pjesë të qytetit pasi të gjithë banorët janë taksa pagues të rregulltë . Lagjia Kodra e Shtufit është një nga lagjet më problematike kjo për shkak se askush nuk kujtohet për të vënë dorë në të përveç fjalëve të bukura gjatë fushatave elektorale . Një qytet nuk mbahet me fjalë por me punë e vepra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here