Gjirokaster/ Ngacmoi seksualisht te mituren arrestohet

Policia në Gjirokastër ka arritur të ndaloj një të dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të miture.

Sipas një njoftimi për media, mësohet se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. S., banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment