Gjirokastër/ Palaçollëku në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, përfaqësuesve të Lazaratit u mohoet fjala

0
134

Denoncimi :

Nje palaçollek i rradhes nga ana e Keshillit si dhe nga Kryetari i emeruar i Bashkise Gjirokaster .
Gjasme per transparence dhe per te treguar “principet e tyre demokratike” sot u zhvillua live mbledhja e Keshillit Bashkiak ku u diskutua edhe peticioni i Lazaratit mbi problemin e punimeve te ujesjellesit.
Pata fatin e keq ta ndjek live kete palacollek .
Them pata fatin e keq sepse kuptova qe aty jo vetem transparence dhe principe demokratike nuk u respektuan por pati nje fyerje dhe nje menefregizem total ndaj shqetesimit te ngritur nga banoret.
Edhe pse u duk ne fillim se do te respektohej fjala e perfaqesuesve te Lazaratit, ne fakt jo vetem qe nuk u respektua dhe nuk u lejuan te degjohej fjala e tyre, por me keq akoma u vu ne dyshim cdo gje qe shkruhej ne ate peticion duke e quajtur nje loje politike, nje tymnaje sic tha Mulja i Bashkise. Thua se u kane plasur syte e nuk shikojne baterdine qe po behet me ujesjellesin. Jane te gjitha faktet sheshit ne cdo rruge te Lazaratit ne cdo lagje te tij por spo i shohin. Ne fakt ata e dine shume mire por thjesht nuk duan ti shohin, nuk duan ta pranojne te verteten sepse jane pjese e kesaj loje te ndyre.
Nga e gjithe kjo maskarade qe degjova u ndieva i fyer , i ofenduar si qytetar, si lazaratas, si banor i kesaj Bashkie qe nuk merr ne konsiderate as te na degjoje ne banoret e vet, por zgjedh pa hezituar te na mbylle mikrofonin ne fytyre duke na treguar per te disaten here se te gjithe ata te sojit te tyre jane njesoj. Batakçinj !
Fillojne permendin cka ndodhur ne te kaluaren me ujesjellesin e Lazaratit , vjedhjet, nderhyrjet me qellimin qe te perligjin vjedhjen qe jane duke kryer vete. Domethene meqe kane vjedhur te paret duhet te vjedhin edhe keta.
Nje nga anetaret e Keshillit, i cili duhej te ishte dhe nje nga perfaqesuesit tane me te denje ne kete Keshill thote pa piken e turpit : Perse nuk jane ndier keta banore me pare kur jane bere vjedhjet dhe nderhyrjet ne ujesjelles ? Cfare do te thote kjo???
Sinqerisht nuk me ben pershtypje aspak as reagimi i Flamurit te emeruar as i Drejtorucit çapaçul te ujesjellesit sepse e dime mjaft mire cilet jane dhe sa fort u dhemb per Lazaratin, por te flase ai ne kete menyre me kaq mllef me kaq arrogance duke u perpjekur te perligje cdo veprim dhe cdo vjedhje qe po i behet aktualisht Lazaratit me vjen turp, me vjen ndot, mbi te gjitha sepse eshte bir i Lazaratit por sot kuptova qe njerez te tille jane vetem bij te partise mëmë
Eshte e pafalshme te shkelet me kembe ne kete menyre shqetesimi i fshatit duke thene me arrogance dhe duke ngritur zerin fort :
Ate ujesjelles do te vije ta inaguroje Flamur Golemi dhe jo lideri i tyre shpirteror .
Si ta kuptojme kete ??? Clidhje ka ne kete rast udheheqesi shpirteror kur po shfaqim nje shqetesim kur po mundohemi te faktojme nje vjedhje qe po kryhet dita dites para syve tane ???
Aty kuptova se sa keq po vazhdojne te luajne me Lazaratin
Ne ate moment u vertetua edhe nje here bindja ime se ky ujesjelles ne Lazarat u be vetem per dy arsye :
1- Per te mbushur xhepat e tyre.
2- Per te luajtur politikisht.
Vertet mendojne se mund ti genjejne kaq lehte lazaratasit ???
Ta harrojne !!! Ata mund te jene hileqare dhe te pafytyre sa te duan. Mund te jene te pacipe dhe hipokrite por nuk jane aspak me te zgjuar se lazaratasit.
Askush nga ata anetare te Keshillit Bashkiak madje as Kryetari i emeruar nuk eshte me i afte dhe me i kulturuar se ata perfaqesuesit e Lazaratit dhe njekohesisht anetare te Shoqates Lazarati te cileve sot u eshte mohuar cdo e drejte qytetare dhe u eshte mbyllur goja ne menyre arrogante per te mos thene te vertetat ne sy.
Respekt per ata perfaqesues dhe kurajo !
Ju si perfaqesues dhe te gjithe ne si banore meritojme te degjohemi !
Mos u ndalni !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here