Gjirokastër/ Pallati në lagjen Punëtori rrezikon shembjen/ Bashkia tallet me banorët: Rrini në shtëpi se nuk kemi fonde e ka në dorë qeveria

0
138

Moti i keq i ditëve të fundit ka sjellë probleme tek pallati 6 katësh në lagjen Punëtori në Gjirokastër . Ku gjatë ditë së djeshme ka patur çarje të betonit të rrugës ndërsa toka ka rrëshqitur disa metra. Pavarësisht se banorët që po u rrezikohet jeta kanë bërë disa herë apel për ndërhyrje asnjë masë nuk është marr por vazhdon sorollatja e tyre nga ana e pushtetit vendor.
Dy javë mëparë prefekti Odise Kote dhe Kryebashkiaku Flamur Golemi nga kjo zonë u munduan të kalonin situatën duke u shprehur se gjendja ishte nën kontroll dhe se nuk përbënte rrezik duke e lënë në heshtje problemin prej ditësh.
Ditën e djeshme kjo problematikë u rishfaq duke bërë që banorët të dalin jashtë shtëpive të tyre të alarmuar . Të gjendur pa zgjidhje disa prej banorëve janë detyruar të lënë banesat duke marr shtëpi me qera .
Nga ana tjetër sipas kreut të emergjencave civile Fatri Brahimi në një prononcim për median ai thotë se gjatë ditës së sotme ka mbërritur një grup nga sistemi gjeologjik që do të studiojë zonën për t’ia trasmetuar mëpas bashkisë Gjirokastër, për të ndjekur hapat e mëtejshëm. Ky grup ka ardhur edhe para një jave për studim . Pyetja që lind është sa kohë i duhet “ekspertëve ” të shikojnë zonën dhe të ndërhyjnë , çfarë bënë gjatë kësaj kohe ?
Gjithashtu ditën e djeshme është hartuar një shkresë drejtuar Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për çeljen e fondeve në rastin në fjalë. Fondi që nevojitet kap vlerat e 1 miliard eurove që bashkia Gjirokastër nuk i ka . Por tek sa ping-pongu mes bashkisë , zyrës së studimeve gjeologjike dhe qeverisë vazhdon banorët u duhet të jetojnë cdo ditë me frikën se tragjedia mund të ndodhë nga momenti në moment. Kur një ndërhyrje e tillë mund të ishte bërë mëparë duke qenë një problem i mbartur . Çfarë priste bashkia e Gjirokastrës ? Nga ana tjetër miratimi ose jo i një fondi me këtë shifër mbetet një pikëpyetje e madhe për 16 familjet që janë në rrugë të madhe .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here