Gjirokastër/ Pallati rrezikon shembjen, Golemi : Qytetarët po paguajnë gabimet e së shkuarës!

0
145

Frika për shembjen e pallatit 5 katësh në lagjen Punëtori në Gjirokastër ka sjellë revoltimin e 16 familjeve të saj duke shpërthyer ndaj bashkisë e cila ka qëndruar indiferente ndan problematikës.
Sot të pranishëm në këtë lagje kanë qenë kryebashkiaku Flamur Golemi dhe prefektì Odise Kote .Të cilët në prononcimin e tyre janë shprehur se çdo gjë është në kontroll ndërsa Golemi nuk ka kursyer edhe akuzat duke e cilësuar si një gabim të së shkuarës që qytetarët po e paguajnë tani.

Prefekti i Qarkut Odise Kote: “Presim të marrë mbështetje një projekt i madh që do të stabilizonte gjithë kodrën dhe kjo nuk mbulohet me fonde vendore. Nëse nuk do të kishte rrezik nuk do ishim këtu. Por për momentin specialistët thonë së banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi”
Kryetari i bashkisë Flamur Golemi: “Kjo është një situatë e mbartur dhe i bie qytetarëve të paguajnë gabimet e së kaluarës. Po presim përgjigje nga emergjencat kombëtare. Për momentin situata është nën monitorim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here