Fundjava ka sjellë në Gjirokastër panairin e artizanatit dhe kulinarisë. Në krahasim me vitet e mëparshëm ajo çka të binte menjëherë në sy ishte mungesa e njerëzve. Organizimi i panairit në kohë pandemie të Covid-19 ka stepur njerëzit të frekuentojnë këtë fundit. Të paktë kanë qenë dhe artizanët e ardhur nga qytetet e tjera apo vendasit të cilët kanë ekspozuar punimet e tyre në Qafën e Pazarit. Sikurse ata pohojnë pandemia e Covid-19 ka sjellë ulje drastike në shitjen e produkteve të tyre , ndonëse këto panaire shihen si frytdhënëse për fitimet personale, këtë vit shitjet kanë qenë minimaliste.
Kalimi i një sezoni veror pa turistë por edhe vijmësia në sezonin aktual të vjeshtës ka thelluar krizën për artizanët , puna e të cilëve është vetëm disa muaj në vit. Të gjendur para kësaj krize ata i janë dorëzuat fatit duke pritur kalimin e ditëve me shpresën se ndonjë turist mund t’iu trokasë në derë ndërsa kërkojnë ndihmë nga shteti për ti mbështetur gjatë dimrit.