Gjirokaster, parkimet ne zona te pacaktuara problem per forcat zjarrfikese

Zjarret e shenuara se fundmi ne Gjirokaster konsiderohen normale per stinen e nxehte te veres ne krahasim me vitet e meparshme ku siperfaqe te shumta toke kane qene ne pushtetin e flakeve . Forcat zjarrfikese ne Gjirokaster jane ne monitorim te vazhdueshem te vatrave te mundshme te zjarrit tek sa kane nderhyre ne cdo rast menjehere per te evituar perhapjen e flakeve. Sipas kreut te PMNZSH Kujtim Bizhga deri me tani gjendja eshte ne kontroll por vigjilenca duhet te ruhet. Ndersa per zjarrveniet e qellimshme te diteve te fundit jane proceduar edhe 3 shtetas . Ajo qe eshte problematike sipas Bizhges vazhdon te mbetet parkimi vend e pa vend kryesisht ne lagjet e siperme te qytetit perfshire ketu edhe punimet e kryera se fundmi per ujesjellesin ku nje pjese e rrugve u hapen. Per kete Bizhga apelon qytetaret te jene me te ndergjegjshem .
Pergjate diteve te fundit jane shenuar disa vatra zjarri si ne Asim Zenel apo edhe ne Dropull fatmiresisht pa deme njerezore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment