Gjirokastër/ Pashkë në kohë Koronavirusi

0
159

Si kurrë më parë, kishat në të gjithë botën, në këtë festë Pashke, ishin të heshtura të boshatisura fizikisht nga qytetarët, por jo nga besimi. Jo vetëm në Shqipëri, por në pjesën më të madhe të botës, mesha e Pashkëve është kryer pa besimtarë në kishë.

E zbehtë dhe e heshtur ka qenë kjo atmosfera e festës së Pashkëve edhe në qytetin e Gjirokastrës. Si asnjëherë mëparë , katedralja “Ngjallja e Krishtit” ishte bosh pa besimtarët ortodoks të cilët nuk mundën të shkojnë ashtu siç do vit për të kryer ritualet e festës.
Shterrethimi ka bërë që besimtarët të mos dalin nga shtëpitë ndërsa i kanë kremtuar këto të fundit në banesa vetëm, pa praninë e të afërmve të tjerë. Simbolikë e Pashkëve janë lyerja e vezëve me bojë të kuqe apo marrja e flakës në kishë për ta çuar mëpas në shtëpi, ritual i cili këtë vit mungoi . Por me shpresën se ” e mira” do të trokasë shpejt në derë dhe e keqja do të largohet duke iu kthyer njerëzve edhe njëherë besimin dhe normalitetin , le të jetë ky viti i parë dhe i fundit që njerëzimi përballet me këtë situatë duke pritur ditë më të mira .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here