Gjirokastër/Të persekutuarit politik nga sistemi komunist,përkujtohen viktimat në burgun famëkeq të “7 Penxhereve”

0
137

Në kujtim të “Martirëve Antikomunistë”, që u burgosën, torturuan dhe vdiqën në burgun famëkeq të “7 penxhereve”, në kalanë e Gjirokastrës, përmes një ceremonie të organizuar nga “Fondacioni Gjerman Konrad Adenauer” dhe “Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike”, është vendosur një pllakadë në shenjë nderimi të viktimave.
Pjesë e ceremonisë ishin familjarë të të persekutuarve, miq , të afërm dhe figura të politikës shqiptare si dy ish deputetët e PD Enkeled Alibeaj dhe Luan Baçi etj. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe kryetari aktual i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi.
Varri masiv i zbuluar mendohet të jetë një nga më të mëdhenjtë në vend ku janë varrosur me qindra të burgosur politikë.Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, në fjalën e tij veç kënaqësisë së vendosjes së një pllakate të tillë me vlerë të veçantë dhe respekt për viktimat e komunizmit, ka bërë apel fillimin sa më parë të punës për gjetjen e eshtrave të ish të përndjekurve politik në këtë varr masiv . I cili u zbulua falë këmbnguljes dhe përpjekjeve të banorëve gjirokastritë , të atyre personave që kanë jetuar apo dëgjuar për këtë pjesë të historisë.

Ndërsa Tobias Ruttershoff ,drejtori për Shqipërinë i Fondacionit Gjerman “Konrad Adenauer” është shprehur se ky fondacion do të jetë gjithnjë suportues i veprimtarive të tilla dhe jo vetëm, me qëllim sensibilizimin e opinionit publik .
Pas ceremonisë , të pranishmit kanë parë nga afër vendin ku ndodhnin ekzekutimet makabre të të burgosurve politikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here