Gjirokastër/Përkujtohet 4 dhjetori/Dita e Pavarësisë dhe Flamurit kombëtar!

0
164

Është përkujtuar sot në kalanë e Argjiros ,Dita e Pavarësisë dhe Flamurit kombëtar .Ku më 4 dhjetor 1912,patriotët Hasan Xhiku Idriz Guri , Thoma Papapano dhe Bajo Topulli e të tjerë ngritën në kalanë Argjiros flamurin e pavarësisë, një porosi e babait të Kombit, që në çdo krahinë e cep të Shqipërisë të valëvitej e lirë shqiponja dykrenare.Në këtë 107 vjetor është përsëritur i njëjti ritual me anë të një ceremonie ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë Flamur Golemi,kryetarja e këshillit të qarkut Lindita Rova si dhe familjarë e të afërm të këtyre personaliteteve që lanë gjurmë në histori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here