Gjirokaster/ Permbytet tregu industrial, tregtaret: Vijne vetem per vota

0
493

Tregu industrial i Gjirokastrës është përmbytur .Reshjet e dendura të shiut kanë përfunduar brenda dhe kanë dëmtuar mallrat e tregtarëve.Për ndërtimin e këtij tregu u hodhën 29 milionë lekë . Ndonëse kanë kaluar 2 vite nga ndërtimi i tij çfarë bie jashtë hyn brenda. Kjo situatë është sa herë që nisin reshjet e shiut ndërsa tregtarët thonë se jana taksapagues të rregullt por askush nuk interesohet për tiu ardhur në ndihmë. Ndërhyrja është momentale por jo përfundimtare tek sa dëmet materiale janë të shumta . Në këtë treg operojnë 60 tregtarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here