Gjirokastër/ Po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, bien në pranga 2 shtetas

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit M. Xh., 25 vjeç dhe I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Vanistër, u kapën duke transportuar me automjetin tip “Mercedez Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe tre aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment