Gjirokastër/ Policia rrugore vendos mbi 200 gjoba në 10 ditët e fundit

0
217

Mbi 200 masa admnistrative janë vendosur nga policia rrugore e Gjirokastrës gjatë 10 ditëshit të fundit të muajit janar. Burime nga drejtoria vendore e policisë bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundit janë shënuar dy aksidente rrugore me pasojë vdekjeje dhe një me plagosjen e një shtetasi.
Ndërsa janë vendosur 83 masa admnistrative për parakalime të gabuara, 70 gjoba për parkim të gabuar, 13 për mosmbajtjen e rripit të sigurimit, janë ndëshkuar 3 drejtues për shpejtësi jashtë normave të lejuara, për përdorimin e alkoolit janë marre 2 masa .Ndërsa masa admnistrative të përgjithshme janë 60 . Gjithashtu policia rrugore ka bllokuar 4 automjete , 2 prej të cilave për shkak të mungesës së dokumentacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here