Gjirokaster/ Policia vendos 820 masa admnistrative

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë vijuar me kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut Gjirokastër, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

●Gjatë 15 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 820 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si dhe është arrestuar 1 drejtues mjeti.

●Janë pezulluar 23 leje drejtimi;

●Janë vendosur 334 masa administrative për parakalime të gabuara;

● Janë vendosur 120 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë;

●Janë vendosur 31 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 8 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

● Janë bllokuar 4 automjete, për mungesë dokumentacioni.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment