Gjirokastër /Problemet që has biznesi i vogël dhe punësimi

0
60

Prej gati 5 vitesh subjektet private në Gjirokastër po hasin vështirësi në vazhdimësin e tyre. Rënia e xhirros ditore ka bërë që një pjesë e tyre të tërhiqen nga tregu duke iu dorëzuar falimentit pas shumë përpjekjesh nga ana e tyre. Largimi masiv i njerëzve nga qyteti kryesisht të rinjve ka sjellë rënien e blerjeve në bizneset e ndryshme që operojnë në qytet.Gjithashtu buxheti i qytetarëve që është maksimalisht i ulët nuk arrin të kontriubojë tek bizneset. Brenda vitit 2018 rreth 200 biznese u mbyllën për të mos u hapur më ,ndërsa brenda periudhës qershor deri në shtator 2019 ,100 biznese në qarkun e Gjirokastrës vazhduan fenomenin e mbylljes për shkak të numrit të ulët të shitjeve.

Një pjesë e pronarëve të bizneseve tekstile zgjodhën tregun si një mundësi ku paguajnë më pak nuk kanë detyrime por sërish shitjet janë në nivel të ulët. Një tjetër problem që i shqetëson bizneset është dhe konkurrenca e pandershme ,ku ata që paguajnë detyrime në shtet sfidohen haptazi nga të tjerë tregtarë që kanë të njëjtin produkt por e japin me çmim më të ulët për shkak se biznesi që kanë është pa asnjë dokument i pajisur por i lejuar nga instancat në vazhdimin e tregtisë lirshëm . Nga ana tjetër edhe tregtarët ” shëtitës” rrugëve të qytetit janë një problem për biznesin ,të cilëve u vendosen tezgat para ambjenteve të tyre duke mos paguar asnjë tarifë.Probleme që janë serioze por që për institucionet tatimore apo për bashkinë e qytetit nuk ” vërehen”.

Xhirroja e një biznesi të vogël në ditë nuk i kalon 30 mijë lekë të vjetra duke marrë parasysh ditët që një biznes mund të mos frekuentohet nga asnjë njeri. Taksat e larta ,detyrimet në shtet ,çmimi i energjisë elektrike apo ujit ,qeratë e larta janë disa nga faktorët kryesorë të uljes së qepenave për bizneset. Nëse më parë pronarëve të bizneseve u dilte të merrnin edhe një ndihmës në shitje tani më , të rrallë mund të jenë bizneset që kërkojnë edhe kjo në rast se pronarët i janë drejtuar emigrimit. Mungesa e kërkesës puntore është një element negativ për qytetin ,i cili po kalon ditë të vështira, jo vetëm në shpopullim por edhe në ekonomi.

Shkruaj nje koment