Gjirokastër/Protestuan kundër bustit të ekstremistit antishqiptar, policia shoqëron 4 anëtarë të forumit “Djemtë e Labërisë”

Katër antarë të forumit patriotik “Djemtë e Labërisë”, janë shoqëruar nga ana e policisë në Gjirokastër ditën e sotme , për shkak se kishin vendosur që të protestonin pranë bustit të vendosur në Dervician, në nderim të Vasil Shahinit, një ekstremisti grek.Të ndaluarit janë : Florian Canaj, Besnik Hanoli,Arben Hyko,Ilir Goga.

Këta të fundit kishin vendosur që të bënin një deklaratë përpara bustit, por kjo duket se ka nxitur reagimin e menjëhershëm të autoriteteve lokale, dhe të policisë. Kanë qenë fillimisht banorët e Dervicianit ata që janë përplasur me mediat, dhe iu kanë kërkuar që të largohen nga fshati i tyre, dhe më pas policia ka ndaluar në rrugën nacionale, 4 përfaqësues të këtij forumi, të cilët janë shoqëruar në komisariat ku kanë qëndruar për rreth 2 orë. Vasil Shahini u vra nga komunistët më 18 nëntor të vitit 1943. Ai u akuzua si “koka” e agjenturës greke në Shqipëri, që kishte qëllim bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment