Gjirokaster/ Punimet per By Passin , dy punetore bien nga skela

Dy punonjes te firmes qe po merret me By Pass-in e Gjirokastres jane aksidentuar diten e sotme gjate punimeve ne vendin e quajtur Ura e Nanxes .Punetoret mesohet se kane humbur ekuilibrin nga skela levizese duke bere qe te dy te rrezohen duke u demtuar ne trup .
Dy punetoret jane Agron Baboçi 59 vjeç dhe  Erjon Meçani 37 vjeç, te cilet jane transportuar menjehere ne spitalin rajonal Omer Nishani per shkak se jane rrezuar nga nje lartesi e konsiderueshme. Por te dy punetoret ndodhen ne gjendje te mire shendetesore pasi kane mar ndihmen e pare.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment