Gjirokaster/ Punimet per ujesjellesin sjellin probleme per banoret e lagjes Pazari i Vjeter

Punimet per ujesjellesin ne Gjirokaster te cilat kane nisur prej nje viti po shkaktojne probleme ne shume lagje te qytetit te gurte kryesisht ne ato karakteristike. Ne lagjen Pazari I Vjeter rruget kane mbetur te parregulluara qe nga nderhyrja e vendosjes se tubacioneve dy muaj mepare ndersa tashme punimet jane nderprere duke lene inertet pa pastruar. Por jo vetem siç dhe banoret e lagjes shprehen problem eshte dhe mungesa e kanalizimeve cka ka bere qe ujrat e zeza te dalin siper duke u kthyer ne vater infeksioni. Ata thone se e kane shume te veshtire qendrimin ne ambjentet e jashtme per shkak te erave te pakendshme . Problem mbetet edhe rruga tek e cila banoret kane vendosur disa gure per ta bere te kalueshme. Pavaresisht ankesave te herpashershme tek UKGJ asnje mase nuk eshte marre duke detyruar mbi 30 familje te kufizohen ne levizje dhe aktivitetin e tyre te perditshem.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment